Report TV - Vetingu në politikë, Balla: Opozita i trembet ndërkombëtarëve

  • 6 years ago
Tirane- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla shigjetoi sërish kryeopozitarët Lulzim Basha e Monika Kryemadhi për nismën e propozuar prej tyre, që vettingut t?i nënshtrohen edhe politikanët. Sipas Ballës, nisma e opozitës kërkon që politika shqiptare të bëjë vetingun e vetëvetes, por kjo gjë nuk mund të ndodhë, pasi reforma në drejtësi e votuar dy vite më parë në Kuvend ia njeh këtë të drejtë SPAK-ut dhe BKH-së.

Balla tha se e dinte shumë mirë frikën e tyre, por se roli ndërkombëtarëve edhe në këtë proces është i pashmangshëm.

?Nisma jote do të thotë që politika të vetojë vetveten, ndërsa sipas SPAK vetingun nuk e bëjnë dot ca kukulla të politikës por ndërkombëtarët. Juve s?ka nevojë t?ju kesh përballë për të kuptuar hallin tuaj. E di hallin që keni, nuk duam tha njëri prej jush që vetingun ta bëjnë ndërkombëtarët, se na janë bërë si guvernatorë tha një tjetër. Jo, as ekspertët e SHBA dhe as ambasadori i BE nuk janë guvernatorë, por miq shumë të mirë të Shqipërisë. Ne me atë që kemi votuar ju kemi dhënë atyre të drejtën edhe për të na hetuar?

Taulant Balla
Balla thotë se si Basha ashtu edhe Berisha nuk mund ta kalojnë kurrë vetingun.

?Vetëm SPAK dhe BKH mund të vetojnë politikanët Lulëzim. Për mua ti në veting, nuk kalon kurrë me sa ke mbi supe, ti dhe Saliu. S-mund ta bëj unë vetingun tim, tëndin, të Metës e Ramës, mund ta bëjë vetëm SPAK E BKH?

Recommended