Vetingu në politikë, Demalia: Prostitutat politike të tranzicionit kërkojnë certifikatë virgjërie

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Analisti, Ilir Demalia, e sheh të dështuar vettingun në politikë ende pa nisur, njësoj si procesi në drejtësi.

Për Ora News në një lidhje nga SHBA, ai thotë se ky proces është thjesht një lojë dhe demagogji e kësaj klase politike.

Demalia: Vetingu për politikanët do përfundojë si vetingu për drejtësinë. Vetingu për drejtësinë dështoi se nisi i dështuar ashtu siç po nis i dështuar vetingu në politikë. Për mua është një lojë e kësaj politike dhe një demagogji që e përdor për të fituar kohë. Gjithë kjo klasë politike tashmë është e diskretituar politikisht. Vetingu i politikanëve është i dështuar pa filluar se nuk mund të ketë një ndërmarrje të tillë për reforma apo vetingje nga njerëz që janë aktorë të kësaj gjendje të rëndë që përjeton Shqipëria sot si ekonomikisht, si politikisht. Akoma pas 28 viteve nuk kemi mundur të ndërtojmë pavarësinë e institucioneve dhe shtetin e së drejtës. Këto janë regjime politike, që qëllimin kryesor e kanë të kontrollojnë institucionet. Këtë bëri dhe Rama me vetingun në drejtësi.Vetingu në politikë është i dështuar edhe për fatin se pa nisur këta të dy nuk bien dakord, Basha kërkon votim direkt, Rama ka kushte.

Edhe pse nisma është propozuar nga Basha, Demalia e sheh si përfituesin kryesor Kryeministrin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veting-politikes-demalia-prostitutat-politike-te-tranzicionit-kerkojne-certifikate-virgjerie

Recommended