Dekriminalizimi, Ruçi: Opozita e përdor për kredo politike; Balla: Shumë shpejt ligji

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Elbasani ku kanë nisur takimet me strukturat për t?i hapur rrugë zgjedhjeve të brendshme, kryetari i grupit parlamentar të PS-së Ruçi dhe deputeti Balla shpjeguan se shumë shpejt vendi do ketë legjislacionin që ndalon personat e inkriminuar të mbajnë poste drejtuese. Por në deklaratat e tyre Ruçi dhe Balla nuk qartësuan nëse drafti për dekriminalizimin do jetë produkt i Komisionit të Posaçëm.
Pas zhvillimeve të fundit në parlamentin e Shqipërisë nga radhët e së majtës, që kulmuan me arrestimin e deputetit Armando Prenga dhe dorëzimin e mandatit të Arben Ndokës, dy figura me peshë në Partinë Socialiste e cilësojnë dekriminalizimin, proçes që shumë shpejt do të ketë një ligj.
Por kryetari i grupit të PS, Gramoz Ruçi dhe deputeti Taulant Balla nuk qartësojnë nëse drafti që do parandalojë emërimin në pozicione drejtuese të personave me rekorde kriminale, do jetë produkt i Komisionit të ngritur për këtë çështje.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/balla-legjislacioni-me-i-ashper-asnje-i-zgjedhur-me-rekorde-kriminale/

Recommended