Ora News - PS bën ironi me audiopërgjimin: Hajde shantazh, hajde!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Socialisti Ulsi Manja ishte i pari anëtar i maxhorancës që iu përgjigj akuzës lidhur me audiopërgjimin ku pretendohet se në vitin 2014, nënkryetari i KQZ Denar Biba, në emër të sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaci kishet shantazhuar gjyqtarin përfaqësues të Shqipërisë ne Gjykaten e Strasburgut, Ledio Bianku për të mbyllur problemin e pronave.

Duke shprehur qëndrimin e shumicës Majnja tha se kjo është qesharake pasi Biba ishte anëtar i delegacionit zyrtar të shtetit shqiptar ndërsa gjyqtari Bianku nuk kishte asgjë në dorë sa i takon çështjes së pronave.

"Dy miq, Denar Biba dhe Ledio Bianku flasin me njëri tjetrin në kafe në vitin 2014, dhe na del një përgjim me fjali të shkëputura dhe të lidhura për shtatë pale qefe ku u bëka fjalë për një shantazh të narko shtetit ndaj gjykatës së Strasburgut. Hajde shantazh hajde!

I shantazhuari Ledio Bianku, miku i Denar Bibës që nuk ka asgjë në dorë për të gjithë sa flitet. Kjo është lehtësisht e verifikueshme, paska heshtur për 4 vjet."

Manja thotë se PS nisi negociatat me Strasburgun për ti vënë fre hemoragjisë së tmerrshme shkaktuar nga PD-ja kur ishte në pushtet. Se delegacioni në Strasburg kishte kërkuar zyrtarisht shtyrjen e vendimeve për çështjen e pronave për të shmangur faturën financiare që i kishte lënë PD pasi u largua nga pushteti.

"Shantazhuesi, miku i Ledio Biankut, u zbulua nga Lulzim Basha si i dërguari i qeverisë për shantazh ndërkohë që ai ka qenë zbuluar që ditën e parë si anëtar i delegacionit shqiptar në Strasburg. Zbulime të tilla vetëm Lulzim Basha di të bëjë. Këtu nuk bëhet fjalë për pronat e njërit apo tjetrit por për një problem shtetëror dhe për interesin publik që është trajtuar në mënyrë institucionale nga qeveria shqiptare me Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg që në vitin 2014 për ti vënë fre hemoragjisë së tmerrshme shkaktuar nga PD-ja. Lulzim Basha nuk ka faj. Ai vazhdon të bëjë atë që di më mirë. Të zhytet thellë e më thellë në ujin e ndenjur ku e ka futur opozitën shqiptare"


Dje u bë publike një audiopërgjim, ku pretendohet se nën kryetari i KQZ Denar Biba, në emër të sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaci shantazhuar gjyqtarin përfaqësues të Shqipërisë ne Gjykaten e Strasburgut, për të mbyllur problemin e pronave. Vetë Denar Biba e mohoi duke kërkuar publikimin e plotë të bisedës pasi sipas tij ishte bisedë mes miqsh. Ndërkohë kreu i opozitës, Basha tha se ky ishte një akt i mirëfilltë mafioz, dhe i kërkoi prokurorisë nisjen e hetimeve.

Edhe sot PD reagoi ndaj audiopërgjimit. Gazmend Bardhi u shpreh: "Heshtja e Edi Ramës ndaj këtij akti kriminal është pohim i asaj që beson sot shumica e shqiptarëve se ai është urdhëruesi i aktit mafioz për shantazhimin e gjyqtarit në Strasburg dhe se kërcënimi, kapja politike, blerja e korruptimi është modeli i drejtësisë së re që po instalon Edi Rama."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ulsi-manja-hajde-sh...

Recommended