Ora News - Prokuroria thërret Ervin Salianjin për audiopërgjimin, deputeti shpreh gatishmëri

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria ka thirrur deputetin e PD, Ervin Salianji në lidhje me audio përgjimin e publikuar nga PD.

Lajmi për thirrjen e deputetit të PD konfirmohet nga burime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa deputeti është thirrur për t?u paraqitur nesër në oreën 09:30 të paradites.

Fletëthirrja e Prokurorisë është firmosur nga prokurorët Gentian Osmani dhe Përparim Kulluri.

Thirrja për të dëshmuar nga ana e deputetit demokrat vjen vetëm pak ditë pas mbërritjes së ekspertizës së audio përgjimit.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i Salianjit, i cili në një status në FB thotë së është i gatshëm që nesër të paraqitet në Prokurori.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prokuroria-therret-ervin-salianjin-audiopergjimin-e-publikuar-nga-pd

Recommended