Report TV - Fier, PD: Furgoni i PS shpërndan miell, qytetarët ironi me saze

  • 5 years ago
Partia Demokratike ka bërë me dije se në ditën e votimit Partia Socialiste po shpërndan thasë me miell. Këtë pretendon PD përmes një video të realizuar nga një qytetar në Fier, i cili ka ironizuar këtë veprim.

Në video duket furgoni me logon 'Bashkia që duam', e cila mban brenda thasë me miell.

Ndërsa relizohet video, disa qytetarë po luajnë muzikë me saze.

"Më këngë e valle, të rrojë partia"- dëgjohet të thotë qytetari në video.

Recommended