Ekskluzive/ Pushuesit në Qerret shpëtojnë të moshuarin nga mbytja, shihni si e nxjerrin në breg

  • 6 years ago
Një i moshuar rreth 85-vjeç është shpëtuar nga pushuesit në plazhin e Qerretit. Videoja ku i moshuari shfaqet në breg të detit është siguruar ekskluzivisht nga Report Tv e Shqiptarja.com.

Në video duket qartë momenti ku plazhistët i vijnë në ndihmë me çfarë të munden. Pasi e nxjerrin në breg ata i japin edhe ujë.

Mungesa e rojeve bregdetare në këtë zonë është denoncuar shpesh nga pushuesit. Gazetar Artur Korriku raporton për Report Tv se problem ka qënë edhe deti i egërsuar e me dallgë si pasojë e motit të keq.

Recommended