Ekskluzive-Negociatat me BE/ Franca, Gjermania dhe Italia 'shpëtojnë' Shqipërinë në Luksemburg

  • 5 years ago
Në ora 12.45 dje Shqipëria rrezikoi të pësonte disfatën më të madhe politike të saj në fushën ndërkombëtare. Kjo ndodhi në Luksemburg, ku po zhvillohej mbledhja e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, ku, ndër të tjera, duhet të vendosnin nëse do të hapen negociatat më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Një burim diplomatik i tregoi Shqiptarja.com prapaskenën. Në orën 12.45 ishte ministri i Jashtëm i Finlandës, vend që mban Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, ai që lëshoi bombën.

Në një sallë, në të cilën nuk po arrihej të gjendej një qëndrim unanim, Finlanda propozoi të ashtuquajturin ?decoupling?: praktikisht, një ?Po? për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe një shtyrje tjetër për Shqipërinë. Propozimi finlandez nuk ishte një ide e thjeshtë, e hedhur në tryezën e negociatave, por u kthye në një dokument të vërtetë, që nisi të qarkullojë ndër ministrat e 28 vendeve. Shumë shpejt, u bënë 12 vende, mes të cilëve më aktivët ishin Danimarka dhe Spanja, që treguan se ishin dakord. Ky ?decoupling? në fakt kënaqte jo vetëm ato pak vende me të vërtetë armiqësorë ndaj Shqipërisë, si Holanda, por edhe ato vende të tjerë, thjesht skeptikë, që duan t?i jepet më shumë kohë Shqipërisë për të plotësuar reformat, por që nuk duan në të njëjtën kohë të penalizojnë Maqedoninë e Veriut.

Recommended