EKSKLUZIVE/ Pamjet si hynë në pistë grabitësit, ndjekja nga policia dhe shkëmbimi i zjarrit

  • 5 years ago
Shqiptarja.com siguron fotot ekskluzive që shfaqin momentin e parë kur grabitësit me furgonin me mbishkrimin "Hetimi Tatimor" hyjnë në aeroportin e Rinasit duke hapur derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse. Kanë zbritur nga makina, kanë hequr dy barriera betoni para derës së hekurit, të cilën e kanë hapur fare lehtësisht duke këputur zinxhirin, më tej kanë hipur sërish në furgon. Grabitësit janë të vendosur në pjesën e pasme të furgonit, teksa shoferi vazhdon rrugëtimin drejt pistës së avionit ku ndodhi grabitja e 10 milionë eurove.

Fugoni ka hyrë nga ana e parkingut në aeroport dhe është afruar deri tek dera që më pas edhe kanë mundur që ta hapin.

Në të tjera foto ekskluzive që Report Tv disponon, ndërhyrja e policisë pas grabitjes, ka ardhur që brenda aeroportit. Një furgon i forcave të policisë i ka ndjekur grabitësit që në pistë, por ata janë përgjigjur duke qëlluar me armë. Në foto shihet se dera e furgonit të grabitësve është e hapur, pasi autorët kanë qëlluar me armatimet e rënda që kishin. Edhe dera e furgonit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është e hapur pasi policia i ka ndjekur duke ju përgjigjur zjarrit të grabitësve, në një hark prej dy kilomtrash larg aeroportit, derisa vrau njërin prej grabitësve, Admir Muratajn.

Recommended