Ora News - Kapen dy autorët e vrasjes në Kamëz, ja pamjet kur grabitësit hynë në market

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen në Kamëz, ku gjatë tentativës së grabitjes së një marketi mbeti i vrarë 52-vjeçari Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij, Rita Buci.

Në një deklaratë për mediat, drejtori i policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj tha se dy autorët e dyshuar të krimit janë Vladimir Kurti 28 vjeç, Ruzhdi Hode 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Siç shihet edhe në pamjet e marra nga kamerat e sigurisë së marketit, aty kanë hyrë dy persona të veshur me të zeza dhe të mbuluar me kapuç. Skënderaj tha se ekzekutimi dyshohet se është bërë nga 28 vjecari Vladmir Kurti.

Burime për Ora News nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se ata kanë pranuar autorësinë e vrasjes, duke u shprehur se kanë qëlluar në drejtim të Agim Bucit.

"U nisëm të merrnin çfarë të gjenim, sepse e dinimi që nuk kishin lekë", mësohet se ka thënë autori i dyshuar.

Operacioni i koduar "Hijet"

Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses operacionin e koduar ?Hijet? duke zbardhur dhe dokumentuar autorësinë e ngjarjes të ngjarjes së ndodhur 2 ditë më parë në Kamëz, ku gjatë vjedhjes me armë mbeti i vrarë shtetasi Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij, Rita Buci. Operacioni është rezultat i punës profesionale të pandërprerë, duke vlerësuar maksimalisht informacionet e mbledhura si dhe provat e administruara nga grupi i posaçëm hetimor.

Vladimir Kurti dyshohet se kreu vrasjen

Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar kësaj ngjarjeje janë 2 shtetasit:
- Vladimir Kurti, 28 vjeç, banues në Tiranë.
- Ruzhdi Hode, 25 vjeç, banues në Tiranë.
Ata ndodhen aktualisht të ndaluar nga policia mbi bazën e urdhërave të dala nga Prokuroria. Nga hetimet rezulton se i dyshuari Vladimir Kurti ka kryer ekzekutimin me armë zjarri të shtetasit Buci dhe plagosjen e bashkëshortes së tij.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/publikohen-pamjet-e-grabitjes-ne-kamez-ku-mbeti-i-vrare-52-vjecari

Recommended