Report Tv - Ndotja mjedisore në Sukth, Bashkia djeg mbeturinat prej 1 jave
  • 6 years ago
Banorët e fshatit Kullë në Sukth po përballen me një situatë katastrofike të ndotjes së mjedisit. Banorët denoncojnë në Report Tv ndotjen e shkaktuar nga djegia e mbeturinave nga Bashkia e Sukthit.

Në videot e mbërritura në redaksinë e Report Tv shihet një situatë aspak normale, teksa tymi ka mbuluar gjithë zonës, duke rrezikuar së tepërmi shëndetin e banorëve.
Në denoncimin e tyre, banorët shprehen se djegia e mbeturinave nga bashkia ka nisur prej më shumë se një javë dhe tymi ju është futur edhe brenda shtëpive. Ata pohojnë se e kanë denoncuar disa herë këtë situatë, madje janë ngritur dhe në protesta, por nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje.

Ne po e thithim ajrin e toksikuar në çdo moment, derisa të vdesim, askush nuk e vret mendjen. E kemi bërë publike disa herë, por nuk është marrë asnjë masë, përkundrazi tani i mbajnë të ndezura natë e ditë pa pushim. Edhe tani, na ka hyrë tymi brenda nëpër dhoma, s?mund as t?i mbyllim dritaret as t?i hapim, sepse tashmë nëpër shtëpi është gjithë tym.

Denoncimi i banorit për Report Tv
Recommended