Report TV -Bashkia e Durrësit kërkon të hedhë mbeturinat te Gjiri i Lalzit, banorët kundër

  • 4 years ago
DURRËS- Pas mbylljes së landfillit në Porto Romano dhe skadimit të marrëveshjes me Sharrën, Gjiri i Lalzit është parë si një mundësi për depozitimin e mbeturinave, por një gjë e tillë ka hasur rezistencën e banorëve. Ditën e sotme disa punonjës të ndërmarrjes së pastrim gjelbërimit kanë shkuar për të parë një shesh depozitimi në këtë zonë, por ka qenë i menjëhershëm reagimi i banorëve të cilët e kanë kundërshtuar, për pasojë kanë shkuar edhe forca policie me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatës.

Në video që Report Tv sjell, dëgjohet teksa një nga punonjësit shprehet se "patjetër që për këtë çështje do të merret edhe pëlqimi i banorëve", por këta të fundit shprehen skeptik. Sipas tyre, kjo është një zonë turistike, që do i dëmtonte shumë.

Recommended