Bombola e gazit i djeg shtëpinë, bashkia e Tiranës s’i jep zgjidhje
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Prej 4 muajsh, Kristaq Aleksiu, ka mbetur në mes të katër rrugëve, pasi shtëpia ju dogj nga një bombol gazi. I vëllai tregon se kanë kërkuar ndihmë në bashki, por nuk iu është dhënë asnjë përgjigje, ndaj u bëjnë thirrje institucioneve të shtetit t?I ndihmojnë.

Gjithçka që kishte kjo shtëpi e ndërtuar para 80 viteve u shkrumbua në pak minuta.

Ishte ora 7 e mëngjesit e datës 11 mars kur banesa e Kristaq Aleksiut në rrugën e Dibrës u dogj nga një pakujdesi e një bombole gazi.

?Pakujdesi e vogël që nuk pati mundësi ta fikë dot dhe mori flakë e gjithë shtëpia.?

Aleko, vëllai i Kristaqit tregon se në aty jetonte vetëm Kristaqi, i cili mori fraktuara gjatë zjarrit.

?Jetonte vetëm, është djegur në krahë, këmbë, trup. Komshiu pranë lajmëroi zjarrfikësen, erdhi zjarrfikësja por flaka kishte arritur në majë të qiellit.?

Mes lotësh shprehet se shtëpinë e kishte te shenjtë pasi aty u rrit dhe ndërtoi ëndrrat e tij.

?Këtu kemi lindur, e kam dobësi këtë shtëpi, më pikon zemra.?

Aleko tregon se që pas djegies së shtëpisë i vëllai nuk ka ku të jetojë.

I është drejtuar njësisë bashkiake nr 9 dhe bashkisë së Tiranës, por deri më tani nuk i ka dhënë zgjidhje problemit të tij.

?Kërkuam nga shteti të na jepte një leje ndërtimi që të bënim diçka. Minibashkia thotë se nuk kemi gjë në dorë, drejtohuni bashkisë.?

Ndaj apeli i tij shkon për shtetin që ta ndihmojë të rindërtojë shtëpinë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/bombola-e-gazit-i-djeg-shtepine-bashkia-e-tiranes-si-jep-zgjidhje/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended