Ora News - Alarm nga ndotja në Tiranë, Bashkia nuk jep zgjidhje, shton lejet e ndërtimit

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Ndotja në kryeqytet ka marrë përmasa alarmante. Qytetarët shprehen të shqetësuar dhe fajësojnë institucionet për keqmenaxhim. Në këtë situatë bashkia e Tiranës në vend të marrë masat, shton lejet e ndërtimit.

Rreth 23% e vdekjeve në vendin tonë shkaktohen si pasojë e ndotjes mjedisore me një diferencë prej 10 % krahasuar me mesataren europiane e cila është 13%.

Një studim i Agjencisë Europiane të Mjedisit e ka renditur vendin tonë të dytin në Evropë, pas Bosnjë Hercegovinës, për sa i takon vdekshmërisë nga ndotja, të dhëna këto të raportuara për herë të fundit në vitin 2012 pasi deri atëherë disponojnë të dhëna.

Por situata është bërë edhe më alarmante, bazuar kjo edhe në raportin e një muaji më parë të CoPlan, ku thuhet se ndotja e ajrit në kryeqytet është disa fish me e lartë se normalja.

Vetë qytetarët të shqetësuar shprehen se kjo vjen nga numri i lartë i automjeteve që qarkullojnë dhe keqmenaxhimi i institucioneve.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/alarm-nga-ndotja-ne-tirane-bashkia-nuk-jep-zgjidhje-shton-lejet-e-ndertimit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended