Rudina/ Vikena Kamenica shkelqen ne France, interpreton krah tenorit të njohur (21.06.2018)

  • 6 years ago
Edhe pse një vend i vogël, ne gjithmonë kemi ditur që të shkelqejmë nëpër botë në të gjitha fushat, e sidomos në art. Dhe suksesi më i fundit i një arstisti shqiptar është në Francë.
Në datat 1, 3 dhe 5 qershor atje është vënë në skënë një nga veprat më të rëndësishmë franceze ?Samson et Dalila?, dhe një nga rolet kryesore është interpretuar nga mexosopranoja Vikena Kamenica.
Ajo ishte sot e ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan nga ku rrëfeu detaje lidhur me interpretimin e saj në skenën e operas së Metz.
Vikena Kamenica interpretoi në rolin e protagonistes Dalila, përkrah Jean Pierre Furlan, tenorit të mirënjohur francez, i cili interpretoi rolin e Samson.
?Isha në Francë kur e mora vesh. Ermonela ishte e para që më njoftoi se pas audicioneve kisha dalë shumë mirë. Më pas më ka komunikuar drejtori i teatrit. Ishte emocion i madh të dilja para publikut francez. Unë isha e vetmja e huaj që këndoja. Për të kënduar frëngjisht nuk ishte e lehtë, por ishte një punë e madhe për t?i dhënë veprës peshën e saj. Për fatin tim shfaqja rezultoi shumë mirë dhe 5 kritikat që ata kanë e kanë vlerësuar. Unë isha e vetmja në trupë që e interpretoja veprën për herë të parë?, tha Kamenica.

Recommended