Së shpejti Forcës Ajrore i shtohen helikopterët “Black Hawk”, Kim: Krah për krah si aleatë të denjë

  • 4 years ago
Forcës Ajrore shqiptari do t'i shtohen edhe helikopterët 'Black Hawk', të cilët shumë shpejt do të mbërrojnë në Shqipëri nga Amerika.

Kontrata u nënshkrua nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. Për ministren Xhaçka, ky kontribut rrit kapacitetet e Forcave të Armatosura shqiptare.Jam e lumtur që sot, përmes këtij nënshkrimi i tregojmë qytetarëve tanë se nuk jemi vetëm. Se kemi miq. Se jemi miq. Që do të jemi krah njëri - tjetrit, sidomos në kohë të vështira. Helikopterët "Black Hawk" që shumë shpejt do të jenë pjesë e Forcës tonë Ajrore, investimi kolosal në bazën e Kuçovës, sistemi i radarëve pas marrëveshjes me kompaninë amerikane Lockeed Martin, janë të gjithë tregues të ringritjes së Forcës Ajrore me hapa të sigurt dhe në krah të aleatit strategjik.  Edhe pse kapacitetet e Shqipërisë janë ende modeste, unë besoj shumë se vlera e shtuar e kësaj infrastrukture për Aleancën dhe aleatët tanë amerikanë është shumë domethënës. Ne jemi duke punuar shumë për të konsoliduar dhe përmirësuar profesionalizmin dhe gatishmërinë e forcave tona. Ashtu siç do të bëjmë me krijimin e një qendre trajnimi multifunksionale që do të përgatisë personelin tonë për një mori specializimesh të forcave ajrore?, tha ministrja Xhaçka në fjalën e saj.

Recommended