Opera 'Il Trovatore' në skenë, artistet Eva Golemi dhe Vikena Kamenica rrëfejnë eksperiencën e tyre
  • 5 years ago
Opera ?Il Trovatore? e Xhuzepe Verdit pa dritën e skenës mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve. Ngjarja e vendosur në fundin e shekullit të XVIII në Spanjë erdhi nën regjinë e artistit italian Mariano Bauduin, i cili sjell vallëzimin me vdekjen, për të rrëfyer fatin që të ndjek në jetë. Gjatë katër akteve në qendër është historia e dy vëllezërve Manrico (Dario di Vietra) dhe Konti (bariton Gocha Abudlaze),të ndarë që vegjëli, të cilët jetojnë mes ndjenjës së dashurisë për të njëjtën grua, hakmarrjes dhe luftës për pushtet. Sopranoja Eva Golemi, e cila ka veshur për herë të parë petkun e Leonorës rrëfen se si është ndierë në plotësimin e roleve (Traviatës dhe Riogletos, Il Trovatore), në triptikun verdian.

?Jam shumë e lumtur, që luajta këtë rol, sepse pas La Traviata-s dhe Riogletto-s, Il Trovatore përmbush trilogjinë e Verdit. Kam dëshiruar shumë që ta luaj këtë rol, është një rol i përmasave të jashtëzakonshme. Është një Violet e përmbysur, por më me shumë dramaticitet. Një femër që dashuron edhe që është e lirë. Kishim shumë pak kohë për t?u përgatitur (dhjetë ditë), por dëshira ishte më e madhe se koha, edhe ju e patë edhe vet se si reagoi publiku. Realisht është shumë e vështirë, që një femër të gjendet mes dy zjarreve, sepse ata janë vëllezër,por që nuk e dinë këtë fakt?, shprehet Golemi.

Ndonëse, për Eva Golemin ka tepër vështirësi, si nga ana vokale, por edhe nga ana emocionale, për shkak të shtrirjes vokale, që ka roli i Leonorës. Prandaj, sopranoja thotë me bindje të plotë, se jo kushdo e bën edhe e përballon këtë rol.

?Unë e kam thënë gjithmonë, se personzhi im më i dashur është Violeta edhe Toska, por më ka hyrë në zemër edhe Leonora. Edhe në notat e Verdit ka edhe nga Rogoletto edhe nga La Traviata. Nuk dua që t?i ndaj rolet, por po më hynë në zemër shumë. Ky është roli i 34 që unë luaj, kam dëshirë që të luaj edhe rolin e Aidës, tek opera me të njëjtin emër?.

Për mexosopranon Vikena Kamenica, e cila veshi mbrëmjen e djeshme petkun e Azucena-s ky rol ka qenë i vështirë, jo vetëm për shkak të interpretimit, por edhe për peshën emocionale që përcjell.

?Në impostimin e parë të veprës, normalisht që më ka dhënë një gjendje jo të mirë emocionale, sepse ishte nga dimensionet më drithëruese, të qenurit nënë edhe të kaluarit dramë të këtij lloj, të kaluarit një dramë me një forcë mbinjerëzore, vetshkatërruese, normalisht që nuk ka dhënë një lloj qetësie në punë e sipër. Notat e Verdit janë vendosur në formën më të jashtëzakonshme, më të bukur edhe më emocionues. Vetëm Verdi mund të ngjizë fjalë me muzikë në atë lloj forme. Jam ndierë mirë në fund, derisa hoqëm emocionet e para të një vepre të madhe, të punuar në një kohë jo të shumtë, të paktë disi, sepse të tilla janë kushtet, kur ti je në bashkëpunim me të huajt. Por mendoj se kemi realizuar një opera shumë të bukur?, shprehet Vikena.

Ky rol mexosopranos i shton në karrierën e saj, një tjetër sfidë, për peshën që mund të përballojë në skenë si artiste.

?Normalisht i ...
Recommended