Ora News - Makina shpërthen pas aksidentit, digjet 24 vjeçari në Elbasan

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një i ri humbi jetën në Elbasan mëngjesin e sotëm, pasi makina me të cilën udhëtonte doli nga rruga dhe përfundoi në flakë pasi u përplas me rrethimin e një servisi. Viktima u identifikua si Klodian Korançe, 24 vjeç, ndërsa shkaqet e aksidentit po hetohen nga një grup ekspertësh.

Një 24 vjeçar humbi jetën në Elbasan, pasi makina me të cilën udhëtonte doli nga rruga dhe përfundoi në flakë pasi u përplas me portën e një servisi makinash.

Aksidenti u regjistrua rreth orës 01:50 minuta në aksin Elbasan-Metalurgjik, ndërsa viktima u identifikua si Klodian Korançe.

Ai po udhëtonte me një mjet tip "Benz" me targa AA 325 EG, në kohën kur sipas policisë ka humbur kontrollin dhe për pasojë u përplas fillimisht me rrethimin e servisit, e më pas me një makinë policie të parkuar aty.

Përplasja ka qenë e fortë sa mjeti shpërtheu menjëherë në flakë bashkë me trupin e 24 vjeçarit brenda.

Paraprakisht policia e Elbasanit nuk ishte në gjendje të japë një shkak për aksidentin, ndërsa pritet që këtë ta bëjë një grup i specializuar ekspertësh.

Rruga Elbasan-Metalurgjik ka ardhur shpesh herë në qendër të vëmëndjes për aksidentet rrugore që shënohen aty, kryesisht për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara por edhe problematikave të tjera.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tragjike-ne-elbasan-makina-shperthen-ne-flake-pas-aksidentit-digjet-bashke-me-drejtuesin

Recommended