Report TV - Zbardhet vendimi i UEFA-s për dënimin e Tiranës: FSHF del blof
  • 6 years ago
Federata Shqiptare e Futbollit nuk njeh KAS-in shqiptar, organet drejtuese nuk janë të regjistruara në Gjykatë, nuk lejon Tatimet të bëjnë detyrën sipas ligjit, manipulon zgjedhjet dhe në Shqipëri vijon të vendosë për gjithcka lidhet me futbollin.

Por UEFA nuk do t?ia dijë kur bëhet fjalë për shkelje. Dy ditë më parë Report Tv përcolli lajmin e dënimit të FSHF, që tashmë nuk ka të drejtë të licensojë klubet shqiptare. E gjitha kjo pas skandalit të licensimit të klubit të Tiranës në kupat evropiane, duke shkelur procedurat.

Report Tv ka siguruar raportin e Komisionit të Kontrollit Financiar të UEFA-s rreth dënimit që iu dha Tiranës për t?iu hequr 215 mijë eurot që do të përfitonte për pjesëmarrjen vitin e kaluar në Europa League.

Në vendimin e argumentuar për këtë masë ndëshkimore, tregohet qartësisht se si FSHF fillimisht i kishte mohuar licencën bardhebluve më datë 4 maj 2017, por 9 ditë më vonë ia kishte dhënë atë, edhe pse institucioni i futbollit ishte i ndërgjegjshëm që Tirana kishte borxhe të shumta dhe ishte në vështirësi financiare, duke rënë ndesh me rregulloret ndërkombëtare. Raporti tregon se Tirana kishte 432 mijë euro borxhe ndaj palëve të treta.
Recommended