Zbardhet vendimi për heqjen e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve, ja përgjegjësitë
  • 4 years ago
Tërmeti i fortë i 26 nëntorit, i cili shënoi disa viktima në Durrës dhe Thumanë, vuri në dukje rrezikun që sjellin mijëra depozitat e ujit mbi tarracat e pallateve të vjetra në Tiranë. Këto depozita, të cilat janë vendosur nga vetë banorët nga vitet ?90 e deri më sot, për shkak të peshës, por edhe amortizimit, rrezikojnë seriozisht banorët, pasi dëmtojnë konstruksionin mbajtës të tarracave. Kjo është arsyeja pse Bashkia e Tiranës ka miratuar një vendim të posaçëm, i cili shpjegon procedurat e heqjes së tyre, por edhe shpreh se përgjegjësia kryesore në gjithë këtë proces është e banorëve dhe administratorëve të pallateve.

Vendimi i miratuar në Këshillin Bashkiak të Tiranës parashikon marrjen e masave të menjëhershme për heqjen e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve, të cilët janë shpallur të pabanueshme me akt-konstatimi nga Instituti i Ndërtimit dhe banorët e tyre janë evakuuar, pasi godinat kërkojnë një rivlerësim të thelluar mbi gjendjen e tyre strukturore. Në keto objekte, ky proces ka nisur të ndiqet menjëherë nga Bashkia e Tiranës, e cila është në terren për largimin e këtyre depozitave nga tarracat e pallateve.
Recommended