Report TV - Skandali me GULF/ PD tregon skemën se si kompania mashtroi shtetin dhe qytetarët

  • 6 years ago
Partia Demokratike ka reaguar sot për falimentimin e kompanisë së tregtimit të karburanteve ?Gulf?, duke deklaruar se kjo kompani ka ngritur skemën e një piramide financiare.Partia Demokratike ka reaguar sot për falimentimin e kompanisë së tregtimit të karburanteve ?Gulf?, duke deklaruar se kjo kompani ka ngritur skemën e një piramide financiare.

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, deklaroi se kompania ?Gulf? ka gënjyer dhe mashtruar klientët, duke grumbulluar 5 milionë euro. Sipas saj, dy kompanitë e mëdha të tregtimit të naftës, ?ARMO? dhe ?Gulf? kanë qenë të lidhura me klientin e qeverisë.

?Gulf ka ngritur skemën e një piramide financiare, duke gënjyer dhe mashtruar klientët, duke grumbulluar 5 mln euro. Gulf nuk ka dalë me një fitim të konsiderueshëm, ka dalë dhe me humbje. Ajo ka pasur një fitim rreth 3.8 mld lekë. Nafta e prodhuar në vend vitin e fundit ka pasur specifik shumë të veçantë. Prodhimi vendas kap vlerën e 200 mln euro prodhim me çmime tregu. 

Rrjeti i Gulf ka qenë një distributor kryesor i kësaj nafte. Ne kemi pikëpyetje për rolin e shtetit në procesin e hedhjes së naftës në treg. ARMO dhe Gulf kanë qenë të lidhur me klientin e qeverisë. Gulf kishte detyrime të prapambetura, kishte ngritur skemë detyrimesh të prapambetura fiskale. Akoma nuk kemi një përgjigje shteruese mbi falimentimin e kësaj kompanie.

Recommended