Report TV - Vrau Marjo Majollarin, arrestohet në Kosovë Kastriot Gjuzi

  • 6 years ago
Kastriot Gjuzi, personi që dyshohet se vrau me 3 plumba Marjo Majollarin është arrestuar. Gjuzi është ndaluar mbrëmjen e së mërkurës në Kosovë, në doganën e Vermicës pranë Prizrenit. Ai u arrestua pasi kaloi në mënyrë të paligjshme kufirin. Në policinë e Kosovës 40-vjecari ka dhënë një identitet të rremë, por pas disa verifikimeve që bënë autoritetet kosovare zbuluan se bëhej fjalë për Kastriot Gjuzin, të shpallur në kërkim nga Shqipëria për vrasjen e Majollarit 9 ditë më parë.

Menjëherë Policia e Kosovës ka lajmëruar homologët shqiptarë dhe brenda pak orëve, 40-vjeçari që më parë ka pasur emrin Petrit Gjuzi i është dorëzuar Policisë Shqiptare dhe është sjellë në Tiranë. Burime nga Policia e Shtetit thanë se Gjuzi po tentonte të kalonte në Kosovë dhe më pas drejt Europës, për ti shpëtuar arrestimit pasi vrau Marjo Majollarin. Edhe Policia e Kosovës në një lidhje telefonike për Report Tv ka konfirmuar arrestimin e Kastriot Gjuzit dhe më pas dorëzimit të tij Policisë Shqiptare.

Mbrëmë në Vërmicë, është ndaluar një shtetas i Shqipërisë pasi ka kaluar ilegalisht kufirin. Policia e Kosovës të njëjtin person e ka dorëzuar tek autoritetet shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe kjo është e tëra që mund të themi deri tani. Beosj që të gjitha detajet e tjera ju mund t?i merrni nga autoritetet kompetente.

Për momentin ne mund të konfirmojmë vetëm që ai është ndaluar për kalim ilegal kufiri dhe janë kryer të gjitha procedurat e tjera, janë realizuar nga policia e Kosovës, sipas asaj që parashikon ligji. Ju e dini që policia e Kosovës ka një bashkëpunim me të gjitha autoritetet, përfshi edhe ato të Shqipërisë, dhe ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen, në mënyrë profesionale, duke respektuar të gjitha rregullat që parashikohen me ligj dhe me marrëveshje të barabarta.

Recommended