Ora News - Minatorët kundër sindikatës, i ndërpresin fjalën Kol Nikollajt

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë kishte lajmëruar zhvillimin e një manifestimi në formë proteste në qytetin e Bulqizës për sigurinë në miniera dhe statusin e minatorit. Kryetari i Konfederatës Kol Nikollaj, i bëri apel qeverisë që të miratojë statusin e minatorit deri me datë 1 Maj, si një e drejtë legjitime e kësaj shtrese të shoqërisë.

Kol Nikollaj: Konfederata e Sindikatës së Shqipërisë i kërkon qeverisë shqiptare, në kuadër të 1 majit të bëjë dhuratën e shumëkërkuar dhe të merituar për minatorët, statusin e minatorit.

Tubimi u ndëpre pasi ndërkohë që Nikollaj po mbante fjalimin, dy të rinj i kërkuan llogari që përse ai nuk ka shkuar në Bulqizë prej pesë vitesh për tu njohur me problemet e minatorëve. Ndërhyrja e të rinjëve ka irrituar kreun e sindikatave Nikollaj, i cili ka kërkuar ndihmën e policisë së rendit për t'i larguar, duke i akuzuar të rinjtë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/akuzat-e-minatoreve-kreu-i-konfederates-se-sindikatave-njofton-policine

Recommended