"Ju flet Moska": Pse e favorizon Edi Rama shoqërinë "Arifaj"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj, denoncoi mbrëmjen e sotme favorizimin nga qeveria të disa kompanive të ndërtimit, të cilat bëjnë punë abuzive. Një prej tyre, sipas Myftaraj, është kompania "Arifaj".

Myftaraj: Janë disa kompani ndërtimi që janë fituese të shpeshta të tenderave për punët publike, domethënë të tenderave që bëhen për të ndërtuar me paratë tona të taksapaguesve, me ndihmat financiare të huaja. Për të ndërtuar rrugë, sheshe. Janë disa kompani bëjnë punë abuzive, aq më shumë duket sikur favorizohen. Favorizohen ndonjëherë nga shumë lart.

Nuk dua të dëmtoj emrin e mirë të cilësdo kompanie që mund të pretendojnë se ka emër të mirë. Dua të flas me fakte. Fakti që po e nis me një nuk do të thotë se do të merrem me një. Po e nis me një kompani të cilën nuk mund të mohohet se ka qenë e privilegjuar. Është fjala për kompanië "Arifaj". Kam folur edhe njëherë për këtë kompani, në rastin e rrugës së lumit të Vlorës, një rrugë për të cilën buxheti i shtetit ka marrë kredi, ka investuar rreth 80 milion dollarë.

Një rrugë e rëndësishme kjo dhe për turizmin. Kam treeguar sesi punoi kompania "Arifaj", do ti rikthehem përsëri. Por sot do të flas për atë që kjo kompani nuk punon në Velipojë. Kompania "Arifaj" ka fituar të drejtën të bëjë punimet e lotit të dytë të rrugës Shkodër-Velipojë, është rruga Harku i Berdicës arrin disa km larg Velipojës por kështu është quajtur vjet me rastin e zgjedhjeve kur u inagurua. Në rrugën Shkodër-Velipojë, ku fituese e Lotit të Dytë është kompania "Arifaj" nuk punohet fare, punohet vetëm në Lotin e Tretë ku për hir të së vërtetës është punuar mirë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-pse-e-favorizon-edi-rama-shoqerine-arifaj

Recommended