E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (14 janar 2018)
  • 6 years ago
Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Kronikë me e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-18-sezoni-10/

Dy ish ? shokë vijnë nga Bilishti në rubrikën ?Shihemi në gjyq? të ?E Diela Shqiptare? pasi Xhumai i ka borxh një shumë të konsiderueshme parash Astritit dhe nuk ka mundur t?ia shlyejë prej vitesh.

Xhumai rrëfen jetën e tij të vështirë dhe të gjithë peripecitë me ish ? bashkëshorten e tij. Ai tregon se nuk shkonte mirë me bashkëshorten, ndaj në vitin 1990 vendosi të ndahej, por për hir të fëmijëve i dha një shans të dytë. Në vitin 1992 u detyrua të emigrojë në Greqi për të fituar para, të cilat ia dërgonte familjes nëpërmjet shokut të tij të ngushtë, Qirjakos. Por Xhumai zbuloi se bashkëshortja e tradhtonte me shokun e tij të ngushtë, ndaj nga inati dhunoi rëndë këtë të fundit. Ai u arrestua dhe pas 6 vitesh burg u kthye në shtëpi për t?u përballur me të dashurin e ri të bashkëshortes, me të cilin bashkëjetonte. Xhumai vendosi të ndahej përfundimisht dhe ligjërisht, duke menduar që secili të vazhdonte jetën e tij.

?Ajo futi dashnorin të më sulmonte me makinë, ku më gjente më shante se donte që të ikja nga shtëpia. Unë ndërroja rrugën, ai më zinte rrugën. Një ditë rastësisht më ndodhi që të shpëtoja dy fëmijë që kishin dy bomba nëpër duar. I mora, i futa në xhep për t?i hedhur diku. Atë ditë më zuri prej gryke, më nxori nga lokali. Unë nuk u përmbajta më, i futa bombën në xhep se s?kisha çfarë t?i bëja më, ai ishte më i fuqishëm. Plasi bomba, Zoti mua më shpëtoi, atë e mori andej matanë. Unë shkova në spital me policët, ai shkoi në punë të vet ? aty ku e kishte marrë Zoti!?

Për shkak të ndodhive që ndodhën në vitin 1997, Xhumai nuk u arrestua, ndaj shkoi në Shkodër te disa të afërm. Në vitin 2000 u rikthye në Bilisht për të marrë pjesën e tij të shtëpisë sepse nuk kishte më asnjë të ardhur ekonomike, por u arrestua dhe qëndroi për rreth 13 vite në burg.

Pasi u lirua, i biri e çoi në një shtëpi me qira në mënyrë që të mos kishte më konflikte. Astriti ndërhyn dhe i thotë: ?I kam dhënë 4 milion e 800 mijë lekë dhe ti s?e mohon se të fus të gjallë në dhe. Unë s?kam më besim tek ty?. Xhumai thotë se në vitin 2014 vendosi që të çonte në gjyq bashkëshorten për çështjen e ndarjes së shtëpisë.

Xhumai ? Ky i paguante paratë, nuk e mohoj.

Eni Çobani ? Ky të ndihmonte për gjyqin?

Astriti ? Për gjyqin, për operacionin që bëri, nëpër spitale, nëpër avokatë ? Unë i paguaja këto.

Eni Çobani ? Në total sa lekë i keni dhënë?

Xhumai ? Po të lutem shumë, lërmë rehat t?i shpreh një herë këto e pastaj ? Unë të drejtën tënde nuk e mohoj, por s?kam çbëj tani.

Astriti ? Ça, nuk të kam dhënë lekë për avokatë?

Xhumai ? Atëherë të var edhe unë veten tani se kështu ?

Astriti ? Po ik o mbytu! Çfarë të duash bëj!

Xhumai ? Faleminderit!

Astriti ? Po si, të lej hallin tim e të shikoj tëndin?

Xhumai thotë që priste ndihmë nga tre fëmijët e tij, por ata i kthyen krahët, ndaj i kërkoi para bor...