Rama: Demaskim publik për hotelet që vjedhin ujin, reforma në interesin e qytetarëve

  • 6 years ago
Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar bizneset e kryeqytetit që vjedhin ujin përmes tubacioneve të ujësjellësit, se pas datës 1 shkurt do penalizohen sipas ligjit si dhe do demaskohen publikisht.
Rama tha se ka mjaft biznese, ndër to edhe hotele në qendër të Tiranës, të cilët deklarojnë se furnizohen me pus, gjë e cila sipas tij nuk është e vërtetë, pasi këto biznese vjedhin ujin nga ujësjellësi.

?Po të shikojmë edhe tek uji ka shumë biznese që nuk e paguajnë në mënyrë të rregullt. Ka edhe hotele në mes të Tiranës që deklarohen sikur furnizohen me pus, në fakt furnizohen ilegalisht nga rrjeti i ujësjellësve.

U bëj thirrje këtyre mega-gënjeshtarët, të pasurit e këtij vendi, të mos luajnë me zjarrin, se do bëhen shembull publik, jo vetëm do ndiqen penalisht, por do demaskohen publikisht për këtë aktivitet grabitqarë në mes të qytetit. Vjedhin nga sistemi i ujësjellësit.

Do vijojmë procesin për të formalizuar sa të jetë e mundur?, tha Rama.

Recommended