Rikthim në banesat e dëmtuara! Laç, banorët që dolën nga hotelet dhe nuk kanë përfituar qira

  • 4 years ago
Kanë kaluar më shumë se dy muaj nga tërmeti që shkaktoi dëme të shumta në qytetin e Laçit, duke lënë pa banesa qindra persona.


Tashmë banorët që ishin akomoduar në Shëngjin janë nxjerrë jashtë, pasi një pjesë e tyre kanë përfituar bonusin e qirasë, ndërsa një pjesë tjetër, jo duke i detyruar të kthehen në banesat e tyre, që më parë janë shpallur si të pabanueshme.

Lagjja numër 4 në Laç, është ajo që ka pësuar dëmet më të mëdha, pasi thuajse të gjithë pallatet janë të pabanueshme, ndërsa siç shprehet një banore, kjo lagje tashmë duket si në Kaldahar, me pallate të prishura dhe pa njerëz, sikur ka kaluar një situatë lufte.

Banorët po mundohen t?i rikthehen normalitetit, por frika mbetet e madhe dhe shpresa se dikush do t?i ndihmojë është shumë e vogël. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj nga tërmeti shkatërrimtar, ende nuk ka një bilanc përfundimtar të dëmeve të shkaktuara.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EarthquakeAlbania#Lac#TopChannel

Recommended