Zv. ministrja Çuçi: Hotelet të 'mbingopur.. ata që jetonin me qira pas festave ne banesë
  • 4 years ago
Zv. ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Ornela Çuçi, e caktuar nga Shtabi i Emergjencës si përgjegjëse për strehimin tha në Repolitix se tashmë hotelet janë të mbingopur nga njerëz që kanë lënë banesat pas tërmetit. Ajo tha se do nisë një proces për të vlerësuar dëmet në shtëpitë e tyre për të seleksionuar një pjesë e cila duhet të kthehet në banesë, në rast se ajo e fundit është e banueshme. Çuçi tha se në hotel duhet të jenë vetëm ata që kanë nevojë dhe banesat e tyre janë në rrezik, ndërsa pjesa tjetër duhet të mbyllin "ciklin e panikut' për t'iu kthyer jetës normale.
Recommended