Rama dhe Basha për përmbytjet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rama dhe Basha për përmbytjet

Anetaret e kabinetit qeveritar jane ne terren per te monitoruar situaten e permbytjeve. kryeministri Edi Rama ishte ne Novosele ku tha se gjendja eshte e veshtire por te gjitha strukturat jane ne kemebe. edhe leideri i opozites Lulzim Basha u takuar me banoret e prekur nga vershimi i ujrave ne kamez.

Kryeministri Edi Rama i eshte drejtuar jugut te vendit ku problematika e permbytjeve sa vjen e rendohet.Gjate takimeve me banoret e zones prane ures se mifolit, rama ka apeluar qe jeta e qytetareve eshte prioritare e te gjithe duhet te bashkepunojne me strukturat e emergjences per te perballuar kete situate te veshtire.

Besoj se kemi gatishmërinë më maksimale se asnjëherë tjetër, sepse kemi nxjerrë mësimet e eksperiencave të shkuara, por edhe kalimi i Emergjencave Civile nën varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes, si rezultat i reformës që ne kemi nisur, ka përfitueshmërinë e vet.Situata ishte e paralajmëruar.Natyrisht që fuqitë njerëzore, logjistike, jo tonat por të çdo shteti, sado të madh, në këto raste janë të kufizuara.

Ndersa lideri I opozites lulzim basha ka takuar banoret qe jane prekur nga permbytjet ne zonen e kamzes,bashki e cila drejtohet nga pd. Basha I ka bere apel qeverise qe te beje gjithcka per tu ardhur ne ndihme qytetareve.

Mziu ? ?Kanë hapur Bovillën mbrëmë në kulmin e ujit. Ata e dinin se si do të shkonte situata, mund ta kishin hapur pardje, le të themi. Ka ardhur presioni i ujit dhe ka shpërthyer në të gjithë zonën e Kamzës.?

Basha??Katastrofë.?


Basha: ?Situata do të përkeqësohet prapë sonte. Të nxjerrim njerëzit, të shpëtojmë njerëzit. Mos të rrinë pas lopëve, por të shpëtojnë njerëzit, pastaj hap pas hapi të tjerat. Vëmendja kryesore duhet patur tek jeta e njerëzve.?



Gjate takimeve banoret jane ankuar se jane braktisur nga shteti e deri ne keto moment e kane perballuar vete situaten.



Ndërkohë pasdite kryeministri Rama gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencave hodhi poshtë pretendimet për hapjen e portave të Liqenit të Bovillës.

?E pafalshme të ndërtohet një gënjeshtër politike se u hap Bovilla, liqeni i Kasharit, që tani është nënivel. Shkaqet janë të tjera dhe do t?i shkojmë përgjegjësive administrative dhe penale?

Shefi i qeverisë theksoi se angazghimi i të gjitha strukturave shtetërore në përballimin e situatës ka qenë maksimal.

?HAPJA E BOVILLES GENJESHTER?
RAMA: PERGJEGJESI PENALE PER NDERHYRJET NE RRUGE.

Recommended