Basha në Kamëz: Rama mashtroi për përmbytjet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Lideri i opozitës Lulzim Basha i zhvendosi takimet e tij në Kamëz, ku i bashkëbisedoi me banorët e Valiasit.Ai u bëri thirrje që ti bashkohen protestës së opozitës në 16 shkurt për rrëzimin e Ramës, i cili sipas tij mashtroi me kommpensimin e dëmeve nga përmbytjet.Erdhi dhe lëshoi dy apo tre batura e barcaleta, u rrahu krahun dy tre punëtorëve të bashkisë që po punonin, dhe i tha kryetarit, do të kesh fondin 700 mijë Euro që të përballosh emergjëncën. Natyrisht ishte një tjetër mashtrim. Asnjë kokërr leku nuk iu dha Bashkisë së Kamzës. Asnjë cent dëmshpërblim 700 familjeve të cilët u përmbytën për shkak jo vetëm të motit por pakujdesisë dhe neglizhencës së Edi Ramës.Kryeministri sipas Bashës, e ka mendjen vetëm tek përfitimet personale dhe njerëzve të lidhur me të:Edi Rama ka fituar 4 milionë euro vetëm për një ditë. Qeverisja e tij përkufizohet ?Merri shumicës dhe jepi vetes tënde?!Edi Rama tallet me familjet e përmbytura, sikurse tallet me të gjithë shqiptarët.Ndërsa vetë sipas investigimit të medias, me njërëzit dhe famioljarët e tij, 4 milionë euro ka fituar vetëm për një ditë me ujin e KESH-it. Uji, kthehet në mallkim për njerëzit e thjeshtë dhe kthehet në pasurim për Edi Ramën. Kjo është Shqipëria që ka ndërtuar Edi Rama.Sipas Bashës, kjo nuk është qeverisje, por është hajdutëri me ligj.

Recommended