Report TV - Kryebashkiakët me fabrika pallate dhe makina luksoze

  • 6 years ago
Kryetarët e disa prej 61 bashkive, sfidojnë edhe njerëzit e politikës dhe gjyqësorit, sa i përket posedimit të pasurive të paluajtshme. Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Melaim Damzi, rezulton pronarë me 88 % i një fabrike për prodhimin e ujit me gaz, me sipërfaqe 275 m2 + truall me sipërfaqe 1500 m2. Damzi ka në pronësi edhe dy apartamente. Kryetari i Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili, është pronar me 70% i një sere për prodhim fidanësh me sipërfaqe 3 000 m2, në Prezë, me vlerë 33 000 000 lekë. Ismaili është gjithashtu pronar i Agroblend, kompanisë më të madhe në vend për farërat bujqësore.

Fiqiri Ismaili posedon mbi 19 pasuri të tjera të paluajtshme si dhe deklaron dhjetëra mijëra USD të ardhura në vit. Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Divjakë Fredi Kokoleshi, është pronare e një kantine vere. Ndërsa bashkëshorti i kryetares së Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, thotë se ka porositur ndërtimin e një lokali me vlerë 435 820 euro si dhe ka në pronësi një ofiçinë, në lagjen nr. 1 Roskovec.

Recommended