Ora News – Itali, seanca ndaj grupit të Habilajve, Avokatët kërkojnë “arrest shtëpie”

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Është zhvilluar sot në selinë e Gjykatës së Katanias në rajonin e Siçilisë, seanca e parë gjyqësore ndaj anëtarëve të arrestuar të bandës italo-shqiptare e drejtuar nga 39 vjeçari shqiptar Moisi Habilaj.
Seanca zgjati rreth dy orë e u zhvillua me dyer të mbyllura. Ishin të pranishëm të gjithë të arrestuarit shqiptarë me avokatët e tyre si dhe të arrestuarit italianë me përjashtim të Antonino Riella, avokati i të cilit kish hequr dorë nga kërkesa e ankimit.
Avokatët e të arrestuarve kanë paraqitur pranë tupit gjykues kërkesat e tyre për rikurse ndaj vendimit të Gjykatës për arrest me burg.
Pothuajse të gjithë avokatët kanë kërkuar masa alternative ndaj klientëve të tyre siç është masa e arrestit shtëpiak.
I pranishëm në sallën e gjyqit ishte dhe Moisi Habilaj i konsideruar kreu i kësaj organizate të strukturuar kriminale që merrej me trafikun e lëndës narkotike si dhe me trafikun e armëve.
Avokati i Moisi Habilaj Maurizio Katalano pas mbarimit të seancës ka deklaruar se hetimet nuk janë mbyllur ende duke pretenduar se klienti i tij Moisi Habilaj nuk është kreu drejtues i këtij grupi kriminal trafikantësh droge e armësh.?
Trupi gjykues i përbërë nga 3 anëtarë brenda 48 orësh duhet të marr vendimin e pranimit apo hedhjes poshtë të kërkesave të avokatëve mbrojtës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nis-sot-seanca-e-pare-gjyqesore-ndaj-grupit-te-habilajve/

Recommended