Ora News - Itali, gjykimi i Habilajve në 26 shtator, Nezar Seitaj ende në burg

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjatë muajit shtator në Itali pritet të nisë procesi i rëndësishëm gjyqësor ndaj anëtarëve të bandës italo-shqiptar të narkotrafikantëve të vëllezërve Habilaj, arrestimi i të cilëve shkaktoi një skandal të madh politik në Shqipëri.

Në dosjet voluminoze të antimafias italiane përmendet jo pak herë emri i ish-ministrit të Brendshëm shqiptar Sajmir Tahiri.

Pak javë më parë, bëri bujë lajmi se financieri i kësaj bande, shqiptari Nezar Seitaj i arrestuar në Shqipëri dhe i ekstraduar mes polemikave të shumta në Itali, ishtë lënë "i lirë" duke i ndryshuar masën e arrestimit nga burg në arrest shtëpiak.

Gjykata e Katanias ka konfirmuar këtë vendim, por sipas burimeve të Ora News, deri më sot Nezar Seitaj vazhdon të qëndrojë në burg.

Masa e arrrestit shtëpiak do të aplikohet vetëm në momentin kur gjykata e Katanias do të vërë në dispozion të të arrestuarit byzylykun elektronik që bën të mundur kontrollin e tij në distancë e moslargimin nga banesa. Por deri më sot bykylyku elektronik për të nuk ka ardhur e shqiptari Seitaj vazhdon të qëndroj në gjëndje arresti me burg.

Sipas burimeve të Ora News , ndryshimi i masës së arrestit për Nezar Seitaj nga Gjykata e Katanias u bë pas vlerësimit të kërkesës së avokatit të tij që pretendon në rolin dytësor e të parëndësishëm të klientit të tij në lidhje me aktivitetin e kësaj bande.

Sipas burimeve të Ora News seanca e procesit gjyqësor të bandës së Habilajve është konfirmuar të zhvillohet në Gjykatën e Katainas më datë 26 shtator e po me 26 shtator do zhvillohet dhe procesi gjyqësor ndaj Nezar Seitaj dhe pse nga mediat shqiptare pak javë më parë informohej se procesi ndaj tij do të ishte i ndarë nga anëtarët e tjerë të bandës Habilaj.

Seanca e parë gjyqësore ndaj bandës së Habilajve u mbajt në Katania më 31 maj të 2018, një seancë e shkurtër ku avokatët e të arrestuarve shqiptarë kërkuan gjykim të shkurtuar për klientët e tyre, kërkesë kjo e pranuar nga trupi gjykues.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shtator-i-nxehte-italo-shqiptar-narkotrafikantet-para-drejtesise-nazer-seitaj-ende-ne-burg

Recommended