Gjyqi ndaj “Habilajve”, shtyhet seanca - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e Krimeve të Rënda nisi këtë të hënë gjykimin e grupit të Habilajve, ndërsa seanca e parë dështoi për shkak se nuk ishin njoftuar të pandehurit.Prej dy vitesh, Habilajt si dhe anëtarët të grupit të tij ndodhen në masën e arrestit ne burg në Itali dhe janë duke u gjykuar po për të njëjtat vepra penale, si ajo e trafikut të drogës.Krimet e Rënda kanë bërë njoftimet në Vlorë, duke angazhuar edhe policinë e rrethit, ndërsa është kërkuar edhe ndihma e Interpolit, por ende nuk ka një përgjigje.E në këto kushte, deri në njoftimin zyrtar të të pandehurve, gjykata shtyu seancën për në 30 prill.I vetmi që po gjykohet në vendin tonë si pjesë e Habilajve është Armand Koçerri. Ai u arrestua dy vite më parë në Vlorë së bashku me Nazer Seitin. Ndërsa ky i fundit u ekstradua në Itali, ku edhe është duke u gjykuar.Në Shqipëri, Prokuroria e Krimeve të Rënda akuzon 9 të pandehurit se në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë trafikuar tonelata droge drejt Italisë. Nga përgjimet e këtij grupi doli edhe emri i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, i cili është marrë i pandehur për përkrahjen e grupit të Habilajve. Hetimet zbuluan se grupi drejtohet nga Moisi e Artan Habilaj.
Recommended