Ora News - Vrasja në Mal të Jushit, arrestohen pas një viti dy bashkëpunëtorët e vrasësit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Arrestohen dy vëllezër nga Lezha të shpallur në kërkim për vrasjen e një shtetasi një vit më parë në Malin e Jushit.
Kapja e tyre u bë gjatë finalizimit të operacionit të koduar ? One Year ? nga strukturat e Sektorit për Krimet e Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me FNSH-në Tiranë.
Në pranga kanë rënë Lin Mujeci 38 vjeç dhe Kreshnik Mujeci 30 vjeç , të dy banues në Torovicë të Lezhës.
Dy vëllezërit dyshohen si autorë të vrasjes së shtetasit Genc Mhillaj, ngjarje e ndodhur me datë 06.10.2016, në fshatin Mali i Jushit në Shkodër .
Ata dyshohet se kanë ndihmuar autorin e vrasjes të arrestuar tashmë nga policia, në organizimin e pritës për 47 vjeçarin.
Për këta shtetas, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka lëshuar Urdhër Ndalimi për veprat penale ? Vrasje me paramendim ? kryer në bashkëpunim ? Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit ?.
Për kryerje të veprimeve të mëtejshme proçeduriale , këta shtetas iu vunë në dispozicion strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.Për vrasjen e Mhillaj ndodhet në burg Jozef Mujeci.
Në seancën gjyqësore të 10 tetorit 2016 kur edhe iu dha masa e sigurisë arrest me burg, Jozef Mujeci pranoi se kishte qëlluar ndaj 47 vjeçarit, pasi ky i fundit ka qenë i armatosur dhe e ka kërcënuar me armë.
Zanafilla e konfliktit kishte nisur dy ditë përpara krimit në fshatin Torovicë pas një zënke banale mes viktimës dhe 21 vjeçarit, i cili sapo ishte kthyer nga Belgjika.
Sipas Jozef Mujecit, ai nuk kishte ndërmend të vriste Genc Mhillajn, ?por vetëm të sqarohesha me të për fyerjet dhe sharjet që më ka bërë. Por në momentin që jemi takuar ai ka nxjerr armën, unë kisha armë me vete dhe në vetëmbrojtje e kam qëlluar, për ç?ka ai ka mbetur i vdekur?.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/vrasja-ne-mal-te-jushit-arrestohen-pas-nje-viti-dy-bashkepunetoret-e-vrasesit/

Recommended