RTV Ora - Parandalohet vrasja e një personi, në pranga dy persona

  • 5 years ago
#rtvora

Policia e Lezhës ditën e djeshme në kuadër të operacionit të koduar ?Porosia? parandaloi tentativën për vrasje të një personi dhe grabitjen e makinës së tij.

Referuar informacionit paraprak policia bëri me dije se në pranga ranë shtetasit S.H, 18-vjeç, banues në Elbasan dhe M.K, 43-vjeç, banues në Shënkoll.

Gjithashtu janë sekuestruar armë zjarri, municon luftarak, maska e doreza dhe sende të tjera që do përdoreshin nga autorët.

?Shtetasi S.H, i porositur nga shetasi M.K, më datë 30.03.2019, gjatë orëve të vona të natës do të qëllonte me armë zjarri në drejtim të një shtetasi me banim në fshatin Rrile të bashkisë Lezhë ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij, dhe më pas do t?i merrte automjetin në oborrin e banesës së tij për tu larguar.

Falë marrjes në kohë të informacionit si dhe zhvillimit të operacionit "Porosia", rreth ores, 20.00, nga Strukturat e Komisariatit të Policisë Lezhë është kapur në flagrancë shtetasi S.H, në fshatin Rrile të Njësisë Administrative Shënkoll të bashkisë Lezhë në afërsi të një dyqani ushqimor me një armë zjarri automatik kallashnikov.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet si më poshtë :

-një armë zjarri automatik kallashnikov

-një karikator me fishekë 30 copë.

-një çantë me ngjyrë të zezë ku brenda saj kishte 45 fishekë model 56.

-një kapuç ngjyrë të zezë.

-një palë doreza ngjyrë të zezë.

- dy aparate telefoni celular të markës Samsung.

Materialet procedurale do t?i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale ?Vrasje me paramendim në bashkëpunim e mbetur në tentaivë?, në ngarkim të shtetasit M. K., ndërsa ?Vrasje me paramendim në bashkëpunim e mebetur në tentativë?, ?Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve?, në ngarkim të shtetasit S. H?,- njofton policia.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/parandalohet-vrasja-e-nje-personi-ne-pranga-dy-persona

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended