Mali i Zi, arrestohen dy gazetarë/ Publikuan një lajm pa e verifikuar

  • 4 years ago
Autoritetet malazeze arrestuan dy gazetarë të dielën; njëri u la ilirë sot, ndërsa tjetri është mbajtur në paraburgim.


Arsyeja për ndalimin e tyre, ishte se kanë shkaktuar ?panik?. Gazetarët e site-ve lokale informative IN4S dhe Borba, Gojko Raicevic e Drazen Zivkovic, kanë nxjerrë sipas zyrtarëve vendas pa verifikuar më parë informacione mbi një shpërthim në vilën Gorica, e cila përdoret për pritje zyrtare.

Informacionin e shpërndanë pas tyre edhe media të tjera. Krerët e policisë e mohuan më vonë vërtetësinë e këtij lajmi, duke sqaruar se kishte pasur vetëm një problem me instalimet elektrike, por që ishte riparuar shumë shpejt. Megjithatë mënyra sesi u përcoll në media, sipas tyre, ishte e tillë që krijonte panik dhe nxiste prishjen e rendit. Pas lirimit, Raicevic i tha reporterëve se e kishte kontrolluar dy herë informacionin përpara se ta publikonte.

Sipas tij, arrestimi, edhe pse i përkohshëm, ishte thjesht një mënyrë për të frikësuar gazetarët. Shoqatat e këtyre të fundit kishin kërkuar që Raicevic dhe Zivkovic të liheshin menjëherë të lirë, duke paralajmëruar se veprimet e autoriteteve përbënin shkelje të lirisë së mediave. Madje Qendra për Raportimin Investigativ, CIN u hodh në kundërsulm, duke deklaruar se prodhuesi më I madh I lajmeve të rreme në Malin e Zi, sipas saj, është vete qeveria.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Journalist#Montenegro#TopChannel

Recommended