Operacioni kundër Çapjave, zbardhen 3 ngjarje të vjetra, arrestohen Florenc Çapja edhe dy gazetarë n

  • 5 years ago
TIRANE - Pas disa viteve hetime dhe përgjime zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore tre ngjarje kriminale të ndodhura vite më parë në Elbasan ku implikohet fisi Çapja për hakmarrjet me familjen Mema dhe gjithashtu zbulohet dhe goditet edhe një rast korrupsioni i kryer nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive, duke vënë në pranga 7 persona, mes të cilëve dy gazetarë duke sjellë arrestimin e tyre.

Forca të shumta të RENEA-s dhe FNSH-së në dy ditë kryen kontrolle të shumta në Elbasan, në operacionin e koduar ?Krasta? që u finalizua me arrestimin e Florenc Çapjajt, një emër i ky i njohur në botën e krimit, dhe 9 personave të tjerë. Çapja u prangos për akuzën e tentativës së vrasjes të ndodhur 13 vite më parë në qytetin e Elbasanit të ish-policit Fadil Mema.

Hetimet e nisura vite më parë kanë vënë në përgjim një numër të madh personash, mes të cilëve edhe pjesëtarë të tjerë të fisit Çapja duke zbuluar kështu një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura ndër vite, pa autorë. (Tre ngjarjet e vjetra kriminale që u zbuluan nga hetimet)

Por, mbajtja nën përgjim e fisit Çapja nxori në pah edhe një aferë korruptive nga anëtarë të Autoritetit të Mediave Audio-vizive, mes të cilëve edhe dy gazetarë të njohur. Përgjimet nxorën se në mënyrë të jashtëligjshme, ata kanë ndikuar në dhënien e licencës së transmetimit kabllor të fisit Çapja si dhe në disa persona të tjerë në Tropojë.

Ata u arrestuan me masë arresti nga Gjykata për veprat penale ?Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike?, ?Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë? dhe ?Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale?.

Gjatë këtij operacioni policia ushtroi kontroll në mbi 50 banesa dhe objekte të tjera, ku u sekuestruan armë, drogë e një sërë provash të tjera, ku u zbulua edhe një 40-vjeçar i akuzuar për ?Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, lëndëve shpërthyese dhe i municionit?, ?Prodhimi, mbajtja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta?, dhe ?Mbajtja pa të drejte e uniformës?. Ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Report Tv zbardh emrat e personave të arrestuar dhe të shpallur në kërkim.

Recommended