Report TV - Atentati dje në Vlorë, policia arreston objektivin e autorëve

  • 6 years ago
Policia ka dhënë detaje nga atentati i një dite më parë në rrugën "Transballkanike" në Vlorë. 24 orë pas plagosjes së trefishtë, mes të cilëve edhe një fëmijë 8-vjeçar, policia bën të ditur se ka arrestuar objektivin e atentatit, Ferdinand Llanaj, 39-vjeç, pasi i është gjetur në automjet një armë zjarri pistoletë pa leje.
Në atentatin me kallashnikov i cili tronditi qytetin e Vlorës mbetën të plagosur Ferdinand Llanaj, 39-vjeç, djali i tij 8-vjeçar B.Llanaj si dhe Dritan Begaj, 50-vjeç. Të tre të plagosurit ndodheshin në një automjet tip "Benz" i cili u qëllua me breshëri nga një automjet tjetër tip BMW. Autorët dogjën më pas, në afërsi të Fierit, makinën që përdorën në atentat, ndërsa policia ka gjetur brenda tij dy armë zjarri kallashnikov. Ndërkohë, në automjetin e Llanajt është gjetur edhe një sasi parash prej 1.6 milionë lekë të reja, burimi apo destinacioni ende nuk bëhet i ditur, të cilat janë sekuestruar.

Recommended