Terrorizoi pushuesit në Tushemisht/ Policia arreston një prej autorëve, në kërkim 3 bashkëpunëtorët
  • 3 years ago
Një ditë pas sulmit me armë zjarri të shënuar në drejtim të këtij hoteli në hyrje të Tushemishtit brenda të cilit ndodheshin dhjetëra pushues policia ka ndaluar një nga personat e dyshuar dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë.

Mariglen Topuzi 37 vjeç është personi i ndaluar nga policia ndërsa të shpallur në kërkim janë I. B 52 vjeç, M. B 34 vjeç dhe B. S 28 vjeç.

Shkak i sulmit u bë një grindje e ndodhur një vit më parë mes djalit të pronarit dhe 37 vjeçarit të ndaluar ndërsa disa karikatorë kallashnikovi u zbrazën në drejtim të parkingut të automjeteve dhe ndërtesës.

Por ky nuk ishte atentati i parë i shënuar këtu pasi në 1 gusht u qëllua me tre plumba në drejtim të po të njëjtit hotel.

Pas ngjarjes së rëndë policia u vu në lëvizje dhe arriti të hedhe dritë mbi ngjarjen duke siguruar si prova 1 mjet motor tip ?Suzuki?, pa targë, 2 skafandra të përdorura nga autorët, ku janë fiksuar prova biologjike dhe balistike të tyre, fishekë luftarakë, si edhe pamje filmike të filmuara nga kamerat e sigurisë.

Ndërsa pas ngjarjes së rëndë pushuesit nxituan të largohen të tmerruar nga ajo çfarë përjetuan një ditë më pas në Tushemisht situata i është rikthyer normalitetit por edhe pushuesit.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Tushemisht#Policia#TopChannel
Recommended