Top News - Qëlloi me armë në lokal/ Vlorë, policia arreston 36-vjeçarin

  • 4 years ago
Nga policia e Vlorës dhe Sarandës në 24 orët e fundit janë arrestuar tre persona. Policia e Vlorës ka zbardhur pas disa orësh ngjarjen e cila u regjistrua të dielën pasdite ku një person qëlloi me armë zjarri pranë një pikë karburanti. Sipas policisë për ngjarjen është arrestuar 36-vjeçari Xh. S, i cili për shkak se ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike ka qëlluar me armë në ajër në një lokal, duke perhapur panik ne zone. Menjëherë pas ngjarjes policia ka shkuar në vendngjarje, në lagjen 10 Korriku, dhe ka shoqëruar personin në fjalë. Ai do të përballet në gjykatë me akuzat Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit" dhe "Kanosja".

Sakaq policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin A. F., 56 vjeç, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.
Ndërkohë në prangat e policisë Sarandë ka rënë edhe nje 45 vjeçar, banues në fshatin Mursi, Sarandë. Ky shtetas u arrestua në flagrancë në fushat e fshatit Mursi, pasi u kap në një territor i cili ishte përshtatur për kultivimin e disa bimëve narkotike të dyshuara si canabis sativa.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Arrested#TopChannel

Recommended