Nisin “By Pass Show” dhe “Next” në Vizion Plus - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në kohën e teknologjisë, kur interneti është duke sfiduar televizionin, Vizion Plus ofron programacionin e pasur ku të gjithë e gjejnë veten. Informacioni i përcjellë gjatë gjithë javës, vjen ndryshe të dielën, ashtu sikurse për gati një dekadë e ka sjellë lajmin në shtëpitë tuaja Agim Bajko. E diela edhe këtë sezon të ri do të rezervojë hapësirën e satirës dhe humorit duke denoncuar shqetësimet e qytetarëve edhe ironizuar aktualitetin, nisur nga kjo fundjavë.



Një rikthim plot energji në ekranin e Vizion Plus është edhe ai i Fabit. Plot dinamikë, ai sjell këtë sezon një ?Next?, krejtësisht të rikonceptuar, jo vetëm në skenografi, por edhe në mënyrën e prezantimit. Përkrah tij, do të jenë dy bukuroshe që çdo ditë do të prezantojnë të reja më të fundit, nga bota e muzikës, modës, teknologjisë, kinematografisë e gjithçka tjetër që është e veçantë. Në kohën e teknologjisë e vështirë të përzgjedhësh të rejat më të fundit, por Vizion Plus premton se edhe nëse një lajm e keni dëgjuar, tek ne do të gjeni gjithnjë një këndvështrim tjetër.
Recommended