Nisin të hënën “Next” dhe “Quo Vadis” - News, Lajme - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy emisione i shtohen nga e hëna programacionit të larmishëm të Vizion Plus në këtë sezon të ri. Në orën 15 e 30 për të gjithë të rinjtë rinis Next me një sezon plot risi e surpriza, i cili do të vazhdojë traditën tashmë prej një dekade për të argëtuar dhe informuar rreth teknologjisë, show bizit, kinemasë e të tjera. Këtë radhë në krah te Elvi Nuhut do të jetë bukuroshja Greta Allushi. Ata do t?ju shoqërojnë pasditeve nga e hëna në të premte.Pas një pranie të gjatë në ekran me emisionin e mëngjesit, Pranvera Borakaj këtë sezon vjen me një projekt te ri televiziv, një talk- show në mbrëmje, i cili ngre pyetjen e rëndësishme: ? Quo Vadis? Ku po shkojmë?Këtë sezon autoren dhe ish-moderatoren e ?7 pa 5? do ta shohim në prime time- çdo të hënë në orën 21:00, ku ngjarjet e rëndësishme të politikës dhe aktualitetit do të vijnë përmes aktorëve politik si dhe zërit të qytetarëve me insertet dhe intervistat e përgatitura, duke sjellë më pranë publikut dimensionin njerëzor.