Nisin regjistrimet ne gjimnaze - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nxenesit qe kane perfunduar arsimin 9 vjecar kane afat deri ne 15 korrik per tu regjistruar ne gjimnaze. Procesi do te kryhet vetem online per shkak te rrezikut nga virusi covid 19. Ndersa ne fund te muajit nis faza e pare e aplikimit te maturanteve per ne universitete.Pesëmbëdhjetë korriku është dita e fundit për t?u regjistruar në klasën e 10 në të gjitha gjimnazet e vendit, për vitin shkollor 2020-2021. Gjithsej janë 34 mijë nxënës, që kanë përfunduar arsimin 9 vjeçar, rreth 48% e tyre janë në fshatra.FIQIRI ÇIFLIKUDREJTORIA E PERGJITHSHME E ARSIMIT PARAUNIVERSITARNë tre gjimnaze të Tiranës, regjistrimet po kryen online nëpërmjet portalit e-albania, ku i vetmi dokument që nevojitet është dëftesa e klasës së 9 e skanuar.FIQIRI ÇIFLIKUDREJTORIA E PERGJITHSHME E ARSIMIT PARAUNIVERSITARNdërkaq për të gjithë maturantët që presin të regjistrohen në fakultetet, do të mund të bëjnë përzgjedhjen e degëve online nga portali U-Albania, në raundin e parë, që fillon më 29 korrik dhe përfundon me 3 gusht.Maturantët fillimisht duhet të shkarkojnë faturën e aplikimit, deri më datën 28 korrik dhe më pas bëhet pagesa prej 20 mijë lekësh në njërën nga bankat e nivelit të dytë ose në filialet e postës.
Recommended