Arrestohen dy mjekët gjinekologë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Megjithëse ministri i shendetesise deklaroi zyrtarisht se mjeket e kishin bere detyrën e tyre, Prokuroria mendon ndryshe. Organi i akuzës nxori dy urdhra ndalimi për mjekët Obsetrik- Gjinekologjik Helidon Klosi e Dritan Deçka, pasi ata dyshohet se kanë kryer veprën penale ?Mjekim i pakujdesshëm?. Policia ka bere ne orët e vona te mbrëmjes ekzekutimin e urdhrit, duke arrestuar mjeket qe sipas Prokurorisë janë fajtore per vdekjen e nënës shtatzënë Aida Çajka dhe foshnjës që priste të sillte në jetë në maternitetin ?Koço Gliozheni?. Në bazë të veprimeve, të kryera, rezultoi se në datën 16 shtator rreth orës 05.00 në Spitalin Universitar ?Koço Gliozheni? u konstatua vdekja e pacientes Aida Çajka dhe e fëmijës së saj. E ndjera ishte në muajin e 9 të shtatzënisë dhe u paraqit më 15 shtator rreth orës 22.30 në Spitalin Universitar në gjendje të rëndë shëndetësore e shoqëruar nga të afërm. 35-vjeçarja sipas Prokurorisë u vizitua nga mjekët Klosi dhe Deçka, të cilët, pasi u konsultuan me njëri-tjetrin, pavarësisht gjendjes së rëndë të pacientes, e dërguan atë për një kontroll në QSUT për konsultë te kardiologu. Por pas vizitës gruaja u dërgua në një tjetër spital dhe konkretisht te ?Shefqet Ndroqi?, për vlerësim nga pneumologu dhe pas vizitës, ajo u rikthye përsëri në maternitetin ?Koço Gliozheni?. Por këtë herë në gjendje akoma më të rënduar. Këto sorollatje sipas hetuesve kane sjelle vdekjen e pacientes dhe foshnjës së saj. Për Prokurorinë e Tiranës, 2 mjekët e arrestuar tashmë kanë konsumuar element të veprës penale.

Recommended