Mjeket e familjes ndjekin Covid-19 - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mes 161 personave që janë të infektuar aktivë me Covid-19 në vendin tonë, 21 prej tyre po kurohen në spitalet Covid ndërsa pjesa tjetër e tyre po trajtohen në shtëpi.Këto raste që ndiqen nga mjekët e familjes janë kryesisht asimptomatik, ndërsa kurimi dhe dietat ushqimore u përcaktohen nga vetë këta mjekë.JONIDA DIKOMJEKE FAMILJEJEQë në krye të herës kur pacientët konfirmohen si pozitiv me koronavirus, mjeku i familjes udhëzon për izolimin dhe hapat që duhet të ndjekë pacienti që të mos infektojë pjesën tjetër të familjes.Mjekja e familjes vlerëson koleget që shërbejnë në spitalet Covid si heronj të luftës me virusin e ri.Nga 880 qytetarë të infektuar nga koronavirusi, 78% e tyre tashmë janë shëruar dhe mjekët e familjes besojnë se në ditët në vijim edhe të infektuarit asimptomatik do ta mundin sëmundjen.
Recommended