Verona, mbahet konferenca globale e familjes - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në qytetin e Veronës në Itali është mbledhur aleanca ndërkombëtare e politikanëve të ekstremit të djathtë, të cilës i janë bashkuar dhe aktivistë konservatorë dhe udhëheqës fetarë.Gjatë viteve të fundit, Kongresi Botëror i Familjeve, misioni i të cilit është të mbrojë familjen e natyrshme, është mbajtur në ish-shtetet sovjetike.Ndërsa këtë fundjavë, edicioni i 13-të i konferencës gjeti strehë jo rastësisht në Verona.Qyteti ka një histori të gjatë të lidhur me grupet fashiste dhe të ekstremit të djathtë, pasi ka qenë selia e inteligjencës gjermane gjatë pushtimit nazist. Ndërsa kohët e fundit, Verona është bërë një pikë edhe më e nxehtë e ekstremit të djathtë.Zëvendëskryeministri Italian Matteo Salvini është drejtuesi kryesor i konferencës e cila përfshin tema qe nga rënia e popullsisë deri te migracioni i paligjshëm.Konferenca synon të verë ne dukje bukurinë e familjes natyrale. Organizatorët i vënë theksin të vërtetës universale familjes burrë- grua- fëmijë. Ekspertët e shohin këtë konference globale si një terren edukativ për ndryshime më ambicioze në ligjet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut duke u bashkuar me vendet ku tashmë është e rrënjosur axhenda politike pro familjes në vende  si Hungaria, Polonia dhe Rusia.Por nga ana tjetër, mijëra aktivistë të të drejtave të njeriut protestuan kundër konferencës.
Recommended