Mjekët specializantë në protestë: Të ndalet dhuna - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se e mëbshtetë totalisht protestën e bluzave të bardha kundër dhunës.Në një postim në ?Facebook?, Manastirliu teksa është shprehur e revolutuar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që rrëzoi masën e kërkuar nga prokuroria për dhunuesin e mjekut të Infektivit, ka theksuar se dhe ajo vetë do të dalë me mjekët në protestë.Sipas Manastirliut të gjithë personat që dhunojnë mjekët meritojnë vetëm burgun.?Mbështes plotësisht protestën e bluzave të bardha kundër dhunës. E konsideroj të turpshme lehtësinë me të cilën Gjykata e Shkallës së Parë, vendosi të rrëzojë masën e kërkuar nga Prokuroria për rastin e mjekut që u dhunua në spitalin Infektiv. Do të jem bashkë me mjekët në protestë në dyert e gjykatës, kur çështja të gjykohet në Gjykatën e Apelit. Vetëm një dënim meritojnë ata që dhunojnë mjekët: Burgun!?

Recommended