Ora News – Gashi në superformë, shënon sërish për Colorado Rapids
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shkëlzen Gashi nuk u përzgjodh nga ana e trajnerit Xhani de Biazi për takimet ndaj Lihtenshteinit dhe Spanjës, dhe lojtari po i përgjigjet me gola mos thirrjes nga ana e teknikut kuqezi. 28 vjeçari realizoi një tjetër gol në fitoren e Kolorados përballë Houston.

Shkëlzen Gashi vijon të konfirmojë formën e jashtëzakonshem që po kalon në kampionatin amerikan të futbollit. 28 vjeçari ishte edhe një herë protagonist për ekipin e tij duke realizuar golin e 3-të në fitoren 2-3 të Colorados në transfertën e Houstonit.

Lojtari shqiptar pasi kontrolloi një pasim të Dominique Badji, lëshoi të majtën e tij drejt e në rrjetën e portierit Joe Willis.

Një tjetër veprim që vërteton aftësitë e pamohueshme të ish futbollistit të Baselit, i cili dy sezone më parë u shpall lojtari më i mirë në Zvicër. 2 golat e tjerë për Rapids u realizuan nga Badji, një sukses që e kualifikon skuadrën e mastroenit në fazën e ?play-off?-it aty ku do të luftohet për triumfin përfundimatr në Majro League Soccer.

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/gashi-shenon-serish-per-colorado-rapids/
Recommended