Ora News - Të vegjlit mblidhen sërish për zgjedhje të barabarta, firmosin deklaratë me 9 kërkesa

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tryeza e partive joparlamentare u mbodh sërish sot në Tiranë, duke kërkuar zgjedhje të lira dhe të barabarta.

Mbi 20 parti, shoqata dhe përfaqësues të shoqërisë civile apeluan sërish komunitetin ndërkombëtar që reforma zgjedhore të mos jetë farsa e radhës e PS-PD-së, por një reformë reale që do të shërbejë për çlirimin e zgjedhjeve nga thonjë e dy partive kryesore në Shqipëri.

"Tryeza e partive politike dhe e shoqatave të shoqërisë civile që kërkojnë zgjedhje të lira dhe të barabarta, e mbledhur sot më 13 tetor 2018, konstatoi se Shqipëria ka probleme të mëdha me zgjedhjet. Në Shqipëri sundon marrëveshja PS-PD. Këto parti nuk duan të bëjnë reformë zgjedhore dhe të humbin monopolin mbi zgjedhjet. Ndaj u vendos që të informohen Prezenca e OSBE-së, përfaqësitë diplomatike të vendeve të BE-së dhe institucionet e BE-së të interesuara për inteqrimin Europian të Shqipërisë për shqetësimet ndaj këtij procesi".

Më poshtë është deklarata e dalë nga tryeza:

1-Të zbatohet rekomandimi kryesor i OSBE/ODIDR-it, prej të cilit varet çlirimi i zgjedhjeve: depolitizimi i tyre. Nevojitet depolitizimi i plotë i administratës zgjedhore. Në krye të procesit zgjedhor duhet të jetë një individ konsensual ose një institucion me njerëz krejtësisht të pavarur nga partite dhe jo një KQZ e komanduar nga PS dhe PD.

2-Administrimi i zgjedhjeve të bëhet nga njerëz që kanë vlera dhe jo nga militantë të PS dhe PD. Administrata zgjedhore të përbëhet nga pedagogët e universiteteve, punonjesit e bankave dhe studentët ekselentë të masterit te fakulteteve juridikë.Ky do të jetë një progres i madh drejt rritjes së integritetit të zgjedhjeve, si një ndryshim i parë thelbësor dhe i rëndësishëm drejt zgjedhjeve me standarte.

3- Tryeza e vlerëson reform?n zgjedhore si vendimtare dhe shpëtimtare për Shqipërinë, ndërsa PS dhe PD po përpiqen të bëjnë një farsë dhe të mashtrojnë opinionin e brendshëm dhe institucionet e BE-së duke e shitur një pseudoreformë si demokratizim të zgjedhjeve. PS dhe PD nuk kanë vullnet për të bërë depolitizimin e administratës Zgjedhore. Ne nuk duam një reformë zgjedhore gjysmake, duam një reformim që do i japë fund vjedhjes, manipulimit, deformimit, intimidimit dhe kontensimit të zgjedhjeve nga lukunia e komisionerëve dhe numëruesve të PS dhe PD. Ne refuzojmë me vendosmëri manovrën dhe ujdinë e radhës PD-PS për të mos e depolitizuar KQZ-në dhe administratën zgjedhore.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/te-vegjlit-mblidhen-serish-zgjedhje-te-barabarta-firmosin-deklarate-me-9-kerkesa

Recommended